Mattis në kuadër të turneut në Arabinë Saudite, Izrael, Katar dhe Xhibuti, të martën udhëtoi për vizitë në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite
RIAD (AA) – Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, është shprehur se nëse shikohet numri i personave të vdekur në Jemen, mund të vërehet nevoja e përfundimit të luftës në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Mattis në kuadër të turneut në Arabinë Saudite, Izrael, Katar dhe Xhibuti, të martën udhëtoi për vizitë në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Në konferencën për shtyp ai tha se do të bisedojë me zyrtarët e këtij vendi për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike të të dy vendeve.