-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Mattis i bën një vlerësim krizës së Katarit

Më të lexuarat

“Duhet të formojmë një terren të përbashkët dhe të veprojmë bashkërisht”, deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis në lidhje me krizën që jetohet mes Katarit dhe disa vende arabe tha se “Duhet të formojmë një terren të përbashkët dhe të veprojmë bashkërisht”.

Sekretari Mattis së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmate Joseph Dunford bënë deklarata në Komitetin për Shërbimet e Armatosura pranë Asamblesë së Përfaqësuesve në lidhje me buxhetin e mbrojtjes për vitin fiskal 2018.

Gjatë seancës përfaqësuesi i demokratëve i Uashingtonit në Asamble, Adam Smith, e cilësoi si interesante bashkëveprimin e ShBA-së me Arabinë Saudite kundër Katarit.

Smith bëri të ditur që aq sa është e ngatërruar e kaluara e Katarit me grupet radikale, po aq e ngatërruar është edhe ajo e Arabisë Saudite, ndërsa e pyeti Mattis-in për ti bërë një vlerësim krizës.

Sekretari Mattis këtë krizë e cilësoi si “shumë të ngatërruar”, ndërsa shtoi se në rajon ende nuk është gjetur një bazë e përbashkët.

Mattis tha se gjatë vizitës së tij Presidenti Trump bëri përpjekje që vendet e rajonit ti bashkoj në një vend.

Sekretari Mattis iu përgjigj pyetjeve në lidhje me deklaratat e Trump-it kundër Katarit të bëra pas thirrjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson për gjetjen e zgjidhjes kësaj krize.

Sekretari amerikan deklaroi se Trump gjatë vizitës së fundit në Lindjen e Mesme bëri përpjekje të mbledh rajonin në një pikë në lidhje me çështjen e ndërprerjes së përkrahjes së grupeve terroriste përfshirë edhe grupet të dyshuara të jenë terroriste, ndërsa edhe vuri theksin në këtë çështje gjatë vizitës së tij.

Mattis përsëriti se lufta kundër terrorit gjithashtu është në interes të Katarit, ndërsa shtoi se “Jemi të obliguar për të gjetur një terren të përbashkët dhe të bashkëveprojmë. Edhe sikur të kemi një gjë të përbashkët mbi të cilën do të punojmë kjo është shumë e vështirë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit