-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Maska të thjeshta për llojet e ndryshme të lëkurës

Më të lexuarat

Ja disa maska të thjeshta për lëkuren tuaj, të cilat mund t’i pergatisni vetë në shtëpi. Këto maska kanë si përbërës kryesor mjaltin. Mënyra dhe përbërsit e përfshirë në këto maska janë kaq të thjeshta sa do i përgatisni brenda pak minutave. Zgjidhni atë që i përshtatet lëkurës, dhe menjëherë do filloni të kuptoni efektët e mira që ka mjalti mbi lëkuren tuaj.

Për lëkuren e thatë: Maskë me mjaltë dhe avokado.
Përbërësit; dy lugë avokado(pjesa e butë) , dy lugë mjaltë dhe një të kuq vezë. Hidhni të gjithë përbërësit në një tas dhe i perzieni me dorë deri sa të formoni një pastë të njëtrajtshme. Me ndihmen e gishtave aplikoni masken mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë 30 minuta ose më shumë, pastaj e heqni me ujë të vakët.

Për një lëkurë të lodhur: Maskë me mjaltë dhe kos bajameje.
Për masken ju duhen; një lugë kos i thjeshtë, bajame të grira dhe të shtypura, dy lugë mjaltë, dhe një lugë vaj ulliri. Përzieni përbërësit të gjithë së bashku dhe pastaj masen e përftuar e aplikoni në fytyrë, dhe e lini të qëndrojë 20 minuta.

Për lëkurë normale: Maskë me mjaltë dhe mollë.
Për këtë maskë do t’ju nevojiten një mollë e qeruar dhe e grirë imët, dy lugë mjaltë. Perzieni këto dy përbërës së bashku dhe e lini të qëndrojë masken rreth 10 minuta, sa të shkrihet pak molla dhe mjalti të marrë esencen, pastaj e aplikoni masken mbi fytyrë duke e masazhuar pak nga pak dhe e lini të qëndrojë 30 minuta.

Për lëkurë të yndyrshme: Maskë me mjaltë dhe papaje.
Për këtë maskë ju nevojitet gjysëm filxhan kakao, tre lugë krem fytyre, pothuajse një filxhan të plotë çaji të mbushur me papajë, po ashtu edhe mjaltë, 1 filxhan i plotë. I miksoni dhe aplikoni maskën mbi fytyrë, e lini të qëndrojë rreth 10 minuta. Kjo maskë ju pastron, qartëson, heq shënjat e shumta, dhe e bën të butë si mëndafsh lëkuren tuaj.

Për një lëkurë të ndjeshme: Maskë me banane dhe mjaltë.
Përbërësit; gjysëm banane të shtypur, një vezë, dy lugë mjaltë. Miksoni përbërësit së bashku dhe aplikoni masken mbi fytyrë, e lini të qëndrojë rreth 15 minuta dhe e shpërlani me ujë të bollshëm.

Për të gjitha llojet e lëkurës: Maskë me mjaltë dhe livando.
Përbërësit; 1 lugë mjaltë dhe 3 lugë vaj esencial livandoje. I përzieni këto përbërës së bashku, e shpërlani fytyren me pak ujë të vakët dhe pastaj aplikoni masken. E lini të qëndrojë rreth 15 minuta dhe e shpërlani sërish fytyren me ujë të vakët.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit