0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mashtrohet keq pronari i një pike këmbimi valutor – në këmbim të lekëve i dhanë 138 mijë euro false

Më të lexuarat

Plot 138 mijë euro të falsifikuara kanë arritur të këmbejnë dy djem në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashëri”.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, dy të rinj kanë shkuar pranë pikës exchang-it në Tiranë dhe kanë këmbyer 138 mijë euro në lek.
Ata i kanë dorëzuar pronarit të pikës së këmbimit valutor A.D, 239 kartmonedha prerje 500 euro dhe 90 kartmonedha prerje 200 euro, që në total bëjnë rreth 138 mijë euro.
Shuma e eurove është këmbyer në 180 milionë lekë të vjetra.
Fillimisht pronari i pikës së këmbimit valutor i ka parë eurot dhe nuk ka vërejtur që ato ishin false.
Më pas ai i ka kaluar në një makineri të posaçme të cilat kanë zbuluar se mungonin elementët e sigurisë.
Kamerat e sigurisë filmuan të rinjtë
Dy të rinjtë pasi kanë këmbyer paratë janë larguar qetësisht nga pika e këmbimit valutor.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ku dallohet fytyra e të dy djemve si dhe disa kamera të tjera, për të zbuluar rrugën që ndoqën autorët.
Denoncimi në polici: Ishin dy persona
Ndërkohë në dëshminë e tij A.D është shprehur: “Kur i mora eurot në fillim nuk i dallova që ishin fals. I kontrollova me dorë disa prej tyre, ndërsa më pas i këmbeva, pasi ishte shumë e lartë dhe përfitimi ishte i madh. Jam i sigurt që janë false pasi kur i kontrollova përsëri letra ishte e dobët dhe mungonin 3-4 elementë sigurie”.
Pronari i pikës së këmbimit valutor ka thënë se u ka dhënë të rinjve rreth 18 milionë lekë të reja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit