4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mashtrimi me foton e Enverit në Korenë e Veriut me Kim Il Sung

Më të lexuarat

Nga Giovanni Armillotta

Mund t’i siguroj lexuesit se fotoja që po qarkullon në internet ku shfaqet Enver Hoxha, para se gjithash është shkrepur në Shqipëri, e jo në një vend aziatik. Një delegacion kaq i madh në numër personash do të ishte i pamundur të mendohej asokohe. Pastaj, çudia më e madhe është se po të ishte shkrepur në tokë koreane, atëherë ai vend do të ketë patur më shumë sesa një banor të vetëm!

Tjetër gjë që vihet re është se i vetmi aziatik i shfaqur në foto në mënyrë absolute ska sesi të jetë Kim Il Sung, por – me shumë gjasa – Ambasadori i Republikës Popullore të Koresë (veriut) në Tiranë: Pak Chan Che? Kim Sok Ki? Ose ndonjë tjetër i mëparshëm ndërmjet viteve gjashtëdhjetë shtatëdhjetë? Po ta vëreni, Hoxha mund të ketë qënë këtu 53-57 vjeç, kështuqë jemi në periudhën midis 1961 dhe 1965-ës; duke pranuar se mund të ketë qënë 60 vjeç, atëherë i bie të ketë qënë viti 1968; bëhet fjalë për një fotografi në pranverë-verë, kështu që Hoxha, në këtë rast, nuk i ka kapur ende të 60-at.

Mund të ketë gjasa që aziatiku të ketë qënë shefi i ndonjë delegacioni zyrtar i qeverisë së Koresë Veriut të ardhur në Shqipëri për ndonjë udhëtim miqësie. Në të majtë të koreanit është një shqiptar që po ha një ëmbëlsirë dhe një frut: nuk dua të gaboj, por më duket se është Mehmet Shehu.

Për t’u rikthyer tek aziatiku, tiparet e fizionomisë të tij nuk janë aspak ato të një kinezi, turku apo vietnamezi. Në këtë pikë duhet të risjellim në vëmendje se ambasadat e vetme aziatike në Tiranë asokohe kanë qënë ajo e Kinës e RDP-së së Koresë, e Republikës Turke dhe e Vietnamit.

Sa u takon takimeve personale që Hoxha mund të ketë patur me Kim Il Sung do t’i shtrij edhe më tej kërkimet. Por edhe nëse vërtet ka patur takime personale të tyre atëherë ato do të ishin reflektuar nëpër tryeza, takime, konferenca institucionale ndërkombëtare të partive komuniste.

Një e dhënë është e sigurtë: Hoxha dhe Kim nuk janë takuar kurrë në Shqipëri e as në Kore, pasi asnjëri e as tjetri nuk ka shkelur në vendin e tjetrit.

U bëj apel, ndër të tjera, studiuesve shqiptarë që do ta lexojnë këtë ndërhyrje timen. Do të ishte me të vërtetë interesante, sidoqoftë, ta dinim kush ka qënë ai që ka shkrepur foton, dhe personat në të.

Burimi: https://www.albanianews.it/uncategorized/960-la-bufala-della-foto-di-enver-hoxha-con-kim-il-sung-in-corea-del-nord

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit