10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Identifikohet kosovari që u mbyt sot në Lezhë

Më të lexuarat

Gjatë ditës së sotme një qyetar nga Kosova është mbytur në Tale të Lezhës. Kanë qenë pushuesit të cilët e kanë nxjerrë fillimisht nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë që pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës shtetasi Sh.K 46 vjeç banues në Kosovë është nisur për në spital, por gjatë rrugës ka humbur jetën.

Deklarata e policisë:

Me datë 01.07.2017, rreth orës 17 : 21 është marrë njoftim se në plazhin e Tales , një shtetas ka rrezikuar të mbytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K. 46 vjeç, banues në Kosovë , pushues në plazhin e Tales , ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit.

Menjëherë është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Lezhë , por rrugës ka ndërruar jetë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe shkak dyshohet mbytja nga uji.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit