6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Masakrat e Parisit, arrestohet i kërkuari i fundit

Më të lexuarat

Një nga të shumëkërkuarit për masakrën e Parisit, Mohamed Abrini është arrestuar, bën të ditur televizioni publik belg VRT, njofton TCH.

Abrini ishte në listën e personave më të kërkuar në Europë që kur ishte identifikuar në një video si personi që ndodhej në makinë me Salah Abdeslam 11 nëntorin e kaluar, dy ditë para atentateve terroriste në kryeqytetin francez.

Abrini, 31 vjeç, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës, që arriti t’i shpëtonte policisë. Ai u kthye gjithashtu në njeriun misterioz që shfaqej kudo, nga Siria në Paris, Bruksel e më pas zhdukej sërish.

Vetë Salah u arrestua dy javë më parë në Bruksel, 4 ditë para atentateve vetëvrasëse në aeroportin dhe metrotë e kryeqytetit belg. Dorëzimi i tij tek autoritetet franceze duket se do të kërkojë më shumë kohë nga sa parashikohej, të paktën një javë më shumë.

Sipas avokatit të tij, Sven Mary, “Salah nuk do të transferohet në Francë pa kaluar disa javë pasi duhet ende të dëgjohet nga prokurorët belgë për një çështje tjetër”.

Bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri të verifikuar në zonën Forest më 18 mars, ku dy persona u arratisën dhe një tjetër mbeti i vrarë.

Në Forest, policia belge mendonte se po hynte në një strofull të braktisur nga terroristët, por atje ndodheshin 3 vetë që bënë rezistencë me armë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit