4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Masakra e radhës e Izraelit e ka emrin spital: të paktën 500 të vdekur

Më të lexuarat

E “drejta(çnjerëzore) për t’u vetëmbrojtur” vazhdon…..

E “drejta për t’u mbrojtur” e Izraelit, një tezat me cinike e çnjerëzore të momentit në botë, ka prodhuar 500 viktima nga bombardimi i një spitali.

Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist al-Ahli në Gaza të martën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra për Anadolu.

Sulmi izraelit në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës është sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra që nga viti 2008, sipas Mbrojtjes Civile Palestineze.

“Masakra në Spitalin arab Al-Ahli është e paprecedentë në historinë tonë. Ne kemi qenë dëshmitarë të tragjedive në luftërat dhe ditët e kaluara, por ajo që ndodhi sonte është e barabartë me gjenocidin”, tha zëdhënësi Mahmoud Basal.

Një video nga vendi i ngjarjes tregon kufomat në ambientet e spitalit.

Sulmi ajror erdhi 11 ditë pas fillimit të konfliktit të Izraelit me grupin e Hamasit, ndërsa një numër në rritje i OJQ-ve ndërkombëtare dhe liderëve botërorë thonë se fushata izraelite për të bombarduar Rripin e rrethuar të Gazës, duke përfshirë objektet shëndetësore, shtëpitë dhe vendet e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte.

Por kjo për Izraelin nuk ka hiç rëndësi. Është në traditën e tyre, prej 1948-ës, t’i bëjnë një populli që s’u ka asnjë borxh në histori, atë që jua bënë gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, në mediat shqiptare që janë rreshtuar haptaz me Izraelin, ky lajm mungon.

Sigurisht që s’ka reagim as nga qeveria shqiptare, e cila as për hatër të raporteve të ngushta me Turqinë dhe vendet arabe, të cilat i janë bërë krah Ramës në gjithë këto vite, nuk po tregon asnjë lloj vetëpërmbajtjeje me elegancë diplomatike në rreshtimin hapur dhe trashë me Izraelin. /tesheshi.com/



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit