1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Masakra e Pukës, policia akuzon Prokurorinë, Autori: Na koritën

Më të lexuarat

PUKË- Masakra e ndodhur të premten që shkoi në fshatin Mardhnac të rrethit të Pukës, ku mbeten të vrarë vëllezërit Hil dhe Paulin Markaj si dhe u plagosën dy bashkëshortet dhe nipi i tyre ka pasuar me akuzat e familjarëve të viktimave ndaj policisë për mosveprim. Bardhok Markaj dje pohoi për “Gazeta Shqiptare” se policia lokale ishte në dijeni të konflikteve që ata kishin me fisin Përmarkaj, por nuk bëri asgjë për shuarjen e konfliktit.

“Mua më vranë dy vëllezërit e mëdhenj. Shteti duhet të ndëshkojë personat përgjegjës për këtë ngjarje, përmasat e së cilës kanë kapërcyer kufijtë. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër një masakër e tillë në Pukë”, tha vëllai i dy viktimave. Menjëherë ka reaguar shefi i Komisariatit të Policisë së Pukës, i cili hedh gjithë përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë tek Prokuroria e rrethit.

AUTORI: MORA HAK, NA KORITËN
Njëri nga autorët e masakrës në fshatin Mardhnac, Fran Përmarkaj ka rrëfyer në Policinë e Shkodrës mbi konfliktin mes dy familjeve. “Unë kam qëlluar dhe kam vrarë Paulinin. Nuk e di se kush ka qëlluar mbi Hil Markajn. Ata na e kanë bërë për borxh. Na kanë koritë dy herë në sy të njerëzve. Nuk mund të vazhdonim të jetonim të koritun”, ka thënë 33-vjeçari. Ai ka pohuar se para një muaji, pjesëtarë të dy fiseve janë rrahur në qendër të Pukës dhe se të dy palët kanë përfunduar në polici. Ndërsa, pak ditë para vrasjes, meshkujt e dy fiseve janë përleshur në Kamëz, dhe sërish kanë përfunduar në polici. Në të dyja rastet, familja Përmakaj e ka konsideruar vetën të fyer dhe të koritur, ndaj kanë vendosur që të hakmerren.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit