6.9 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

Përbrenda makinerisë Siriane së propagandës

Më të lexuarat

Shumë gazetarë që mbulojnë luftën në Siri hasin në vështirësi për shkak të situatës komplekse në vend. Megjithatë rrjeti televiziv Al-Akhbariya nuk e ka këtë problem.

Ajo paraqet një “qeveri trime Siriane përballë terroristëve të udhëhequr nga të huajt.”
Është një televizion privat, por ajo i bindet urdhrave të partisë Baath. Çdo ditë ajo transmeton të njëjtin mesazh – popullin sirian të bashkuar në mbështetje të presidentit Asad.
Gazetari Ghatan Sleiba, 33 vjeq tregon si funksionon ky kanal, duke folur për të gjitha në kohën e tashme.
“Ne flasim me njerëz para se ti intervistojmë,” thotë ai.
“Qytetarët nuk dinë asgjë, nuk dinë çka të flasin – kështu që ne ju tregojmë atyre çka të thonë para TV, në mënyrë që të sigurojmë raportime sa më të mira. Si gazetar, suksesi im varet nga raportimet. Unë i bëj ato dhe jua paraqes qytetarëve – kombit.
“Psh, ne u themi të intervistuarve të thonë se mbështesin Bashar al Assadin dhe se gjithmonë do të mbështesin. Ata pranojnë atë dhe çka do që unë ju them. Ne e bëjmë këtë për të kënaqur autoritetet që na shikojnë.”
Nganjëherë partia Baath dërgon ndonjë përfaqësues për të dhënë urdhra në emër të saj, duke na treguar për të mbuluar ndonjë ngjarje të veçantë, thotë ai.
Në pyetjen nëse kishin transmetuar sende të pavërteta ai përgjigjet.
“Ne prodhojmë lajmin sipas asaj që drejtuesit e kanalit duan. Nëse unë prodhoj një raport qe ju përshtatet atyre fitoj bonus. Por nëse paraqes mendimet e mija e jo pikëpamjet e tyre, atëherë raporti nuk shfaqet.
Sleiba thotë se është i sigurt se populli Sirian beson në çka do që shohin në TV, dhe se mediat kontrollohen nga shteti.
“Populli sirian është popull i thjeshtë. Ata i besojnë kujtdo që buzëqesh apo që qan në TV. “
Ghatan Sleiba i cili tanimë është arratisur për në Turqi, në ditën që iku i shpëtoi një sulmi nga kryengritësit javën e kaluar në Damask, ku disa nga kolegët e tij u vranë.
Që nga fillimi i protestave gjithë popullore në Siri jeta si gazetarë është bërë shumë e rrezikshme, ndërsa transmetimi në emër të qeverisë tanimë po paguan çmimin e vet. /mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit