1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Masakra e krishterëve shqiptarë mbi muslimanët shqiptarë

Më të lexuarat

Nga Abedin Rakipi

Fillimet e gjenocidit çam. masakra e Dervizianes (Dervishanes) e vitit 1772 .

Banorët e një fshati në krahinën e Sulit të Sipërm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qenë se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shumë marrëdhënie të mira me fshatrat e tjera çame të Sulit të poshtëm. Shkëmbime të ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan të bëheshin me fshatrat e tjera myslimane të Çamërisë dhe sidomos të Paramithisë, dhe Margelliçit që ishin përkatësisht dy, dhe një orë e gjysmë larg nga kryeqendra e Sulit të sipërm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote.
Me lidhjet martesore, dhe shkëmbimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banorëve të fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje myslimanesh çame. Suliote që kontrollonin gjithë krahinën me briganderinë e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fesë se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e këtij fshati duke vrare banore te pafajshëm, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i sipërm ishte kthyer ne një ferr për çamet myslimane dhe për Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashtë autoritetit te Perandorisë Osmane.

Ne këtë mënyrë te gjithë banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush për ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anët nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetëm me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrëmbenin shpesh edhe vajza te reja çame myslimane, dhe i merrnin me vete ne shtëpitë dhe kishat e tyre. Bile ata i përulnin shume çamet e Dervishanes duke i share për faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhtare te Kryqit. Këto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kundër krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasuritë e çameve. Suliotet këtë rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne ditën e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftëtare për te masakruar fshatin rebel mysliman. Sapo arritën ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anët, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te përballonin sulmin e Suljoteve, për shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasisë se Suljoteve, fshati rra ne duart e Suljoteve te cilët pa asnjë pike mëshirë i theren te gjitha burrat dhe djemtë e rinj te fshatit duke mos lënë asnjë pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere kokën. U lanë gjalle vetëm fëmijët e gratë, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u theren. Pasi rrëmbyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjëherë depërtuan te gjithë te mbijetuarit e masakrës se Dervishanes duke i dëbuar ata nga Krahina e Sulit.

Te gjithë gratë, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe një pjese e konsiderueshme e çameve te Artës e kane origjinën nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas depërtimit dhe masakrës se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskues se Dervishanes governatori i atëhershëm i Artës i shpalli lufte Suljoteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fesë, çamet. Kjo masakër shënon një nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishës ortodokse greke. Kjo masakër do te shënonte therjen, çnderimin dhe depërtimin e 200 familjeve çame myslimane, fshati i te cilëve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Është për tu theksuar fakti se një nga familjet qe banonin Sulin ne atë kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftës se dyte botërore do te përfundonte veprën famëkeqe te filluar nga stërgjyshërit t tij duke masakruar gjithë çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, gratë dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare.
Ne te njëjtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çamëri ne krye te 9000 çameve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegies se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komandën e strategeve ruse, te cilën kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te një ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesën dërrmuese te saj e përbënin çamet. Është shume e rëndësishme për popullsinë çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqipëri apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamërisë, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorisë Osmane te gjithë
çamet e Janinës, Artës, dhe ata te Çamërisë lindore, jetuan masakrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakrën e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çamëri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse këta te fundit i kishin vene taksa myslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs këta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse këta te fundit kishin sulmuar fshatrat myslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe është një ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit.
Po te lexojmë historinë e Çamërisë do te kuptojmë qarte se çamet pjesën dërrmuese te luftës se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se ketë te fundit luftonin për kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndërsa çamet për Çamërinë, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilët luftonin për një Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndërsa çamet dhe Shqiptaret e tjerë për Shqipërinë dhe Çamërinë deri ne Arte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit