2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MASAKRA ÇNJERËZORE NË SIRI

Më të lexuarat

Në Siri forcat e Esadit vazhdojnë operacionet.

Në operacionet e organizuara 24 orët e fundit kanë humbur jetën 80 persona.

Nga ana tjetër, vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara arritën të hyjnë pas shumë ditësh në fshatin Mezraatyl Kubejr, ku janë masakruar 78 persona.

Ata në fshat u pritën nga shenjat e kësaj masakre.

Ushtarët e Esadit, të cilët po përdorin edhe armë të rënda, dhe forcat e Ushtrisë së Sirisë së Lirë u ndeshën në Humus, Halep, Hama, Derae dhe Idlib.

Derae, një nga qytetet ku po përjetohen këto konflikte, ishte në shënjestër të bombardimeve.

Kurse pamjet e shpërndara në internet ndrydhën zemrat me dëshminë e vdekjes së 17 personave ndër të cilëve 10 ishin gra.

Në një tjetër video të publikuar në internet, ushtarët pasi kanë groposur një person, duke i lënë vetëm kokën jashtë, e kanë vrarë atë duke i hedhur dhe.

Nga ana tjetër nga Rusia ka ardhur deklarata se ata nuk kanë për të kundërshtuar në qoftë se populli sirian do të miratojë ikjen e Esadit nga pushteti.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha: “Në qoftë se sirianët vendosin vetë për këtë atëherë ne nuk kemi për ta refuzuar këtë vendim. Por kjo kërkesë nuk duhet imponuar nga jashtë”./INDEKS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit