0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

MA’RUF AL-ARNAUTI – Shkrimtari i Shquar Arab me Origjinë Shqiptare (1892-1948)

Më të lexuarat

MA’RUF AL-ARNAUTI
Shkrimtari i Shquar Arab me Origjinë Shqiptare (1892-1948)

Një shekull e gjysëm më parë, familja shqiptare e Hasan Agë Mevlan Jusufit mori rrugën e mërgimit. U vendos në Bejrut, atëherë pjesë e territorit të Perandorisë Osmane. Hasan Aga, me zgjuarsinë dhe besnikërinë që e dallonte në marrëdhëniet me njerëzit, fitoi besimin e autoriteteve të vendit, të cilët e emëruan shoqërues ushtarak të Kryetarit të Bashkësisë, Halil Pashës.
Hasanin bejrutasit e mbiemëruan Al-Arnauti dhe ky llagap i mbeti. Këtë mbiemër përdori dhe i biri Ahmeti dhe i nipi Maërufi, i cili u edukua në një mjedis besimtarësh të devotshëm për traditat fetare islamike. Në mënyrë të veçantë, me dashuri ndaj fesë islame, ndikoi e ëma, që e njihte mirë historinë dhe jetën e pejgamberit (a.s.).
Maërufi ndoqi arsimin fillor pranë një shkolle private të Bejrutit. Shkolla të tilla, në fillim të shejullit tonë, kishte me shumicë në këtë zonë. Fuqitë e Evropës Perëndimore kishin filluar të interesoheshin me të madhe për këtë pellg, dhe kërkonin të depërtonin me kulturën e tyre. Kjo pati efektin e vet në dy drejtime: kultura evropiane dëshirohej, por edhe rreziku ç’arabizues ekzistonte.
Fatiu i Maërufit qe se pati për mësues një pedagog shumë të aftë Hasan El-Habalin, i përmendur për kulturën e tij fetare, për simpatinë ndaj halifatit osman, si dhe për taktin e tij pedagogjik. Mësimet që mori nga ky pedagog, që ishte njëkohsisht edhe drejtor i gazetës “EBABIL”, ushtruan një ndikim të fuqishëm në edukimin e karakterit dhe përgatitjen e djaloshit me prejardhje shqiptare. Maërufi mësoi përmendësh pjesë të Kur’anit dhe u pajis me njohuri të shumta fetare.
Duke zotëruar një përgatitje solide në gjuhën arabe, turke, frënge si dhe në lëndë të tjera, si dhe duke qenë i etur për dituri, Maërufi u regjistrua student në Fakultetin Islamik të Osmanllinjve, që drejtohej nga teologu me famë Ahmed-Ab-Bas El-Ezmeri. Trupi mësimor i këtij fakulteti shquhej për ndjenjat e tij përparimtare, liridashëse dhe islamike. Nga mësuesit,në mënyrë të veçantë, kishte tërhequr simpatinë e studentëve Jusuf Harfushi, pedagogu i frëngjishtes. Me aftësitë e tij prej didakti dhe psikologu ai, Jusufi, nëpërmjet komenteve që u bënte veprave të klasikëve francezë dhe atyre lindorë-islamikë, diti të ngjallë në zemrat e mendjet e studentëve të tij besimin në të drejtën dhe luftën e arabëve për pavarësi dhe liri si dhe njohjen e revolucioneve në botën perëndimore.
Maërufi u shqua shpejt në mes shokëve të fakultetit për zgjuarsinë, talentin dhe kulturën e tij. Ai ishte ligjërues i shkëlqyer. Që në moshën 16 vjeçare debutoi me vjrshat e tij para një auditori intelektualësh turko arab, që e bëri menjëherë të njohur e popullor emrin e tij. Këtu fillon edhe karriera e tij si poet, si shkrimtar, si publicist e si përkthyes.
Para tij u hapën,portat e shtypit. Gazetat, revistat e kishin për nder të botonin shkrimet e Maëruf-Arnautit. Ai zotëronte të shkruarit në mënyrë të përsosur të arabishtes, turqishtes dhe frëngjishtes. Por vallë, a e njihte gjuhën shqipe? Fatkeqësisht nuk dimë gjë për këtë. Dimë vetëm se ai e kishte për krenari prejardhjen e tij shqiptare dhe e ruante mbiemrin domethënës: Shqiptari -Arnauti.
Ai u bë i njohur kryesisht në Siri dhe në Liban. Shkrimet e tij reklamoheshin në vitrinat e librave të Damaskut e të Bejrutit.
Më 1914 plasi Lufta e Parë Botërore, Maërufi u rekrutua nizamë. Detyrimin ushtarak i takoi ta bënte në brigjet e Bosforit. i ndodhur shpesh në Stamboll, Maërufi i afrua në qarqet intelektuale turke, ku u bë i njohur me disa poetë turq.
Nga gjërat që kishte marrë me vete nga shtëpia kur qe nisur për luftë qe libri i shenjtë i Kur’anit, që e ëma ia kishte porositur që ta mbante pranë për të pasur mbështetjen e Zotit dhe të Pejgamberit.
Meqenëse fatet e luftës filluan të duken, dhe Perandoria Osmane bënte pjesë në grupin e aleatëve që po e humbnin atë, Maërufi parashikoi se qendra e Kalifatit Islam nuk mund të mbeste më në Turqi. Ai duhej të kthehej përsëri në vendet arabe, ku kishte filluar lëvizja e fshehtë për kryengritje, me qendër në Hixhaz.
Pa pritur ende mbarimin e luftës, Maërufi iku nga ushtria. Ishte viti i tretë i saj, 1916-ta. Turqia ndodhej në një kaos të madh. “Dola nga lufta i mërzitur shumë për përfundimet që po merrte-. shkruante Maërufi shqiptar, në shkrimet e veta,- Me humbjen e luftës parashikoja dhe copërimin e Kalifatit. E shikoja me dhimbje të madhe. E doja shumë…”.
Pas shumë endjesh të vështira, të shkaktuara nga zhvillimi i luftrave Maërufi arriti në Zhleh, i lodhur dhe i dëshpëruar. Dëshpërimi i tij u rrit, kur në shtëpi nuk gjeti babanë. Ahmed El-Arnauti, tregtar i njohur i Damaskut, Kishte ndërruar jetë, duke e pasur të birin, Maërufin, në frontin e luftës.
Maëruf El-Arnauti filloi jetën e tij të pavarur. U bashkua me ushtrinë e sherifit Husejn, i cili më 1918 hyri si fitimtar në Damask.
Në periudhën e pasluftës Maërufi iu kushtua terësisht punës intelektuale, kryesisht shtypit. Në bashkëpunim me publicistin e njohur sirian Kasim Uthmanin nxori Gazetën “El Istintal el-Arabi”, e më vonë “Ej-lim al-Arabi”. Por në mënyrë të veçantë ai u lidh me gazetën “Felal Arab”, të cilën e drejtoi deri sa vdiq.
Maëruf Arnauti “Shqiptari, me botimet e tij të shumta bën pjesë në plejadën e shkrimtarëve dhe poetëve të shquar arabë të Lindjes së Mesme dhe asaj të afërme të gjysmës së parë të shekullit tonë. Ai zë vend në mes atyre figurave të shquara që trungu shqiptar i dha njerëzimit në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës, teologjisë, teknikës e artit siç i njeh historia e që janë Arkitekt Kasemi, aktori Aleksandër Moisiu, Mehmet Ali, Pashë Misiri themeluesi i egjyptiologjisë, brezat e Qyprilive politikanë e burra shteti, ndërtuesi i hekurudhës të Semeringut Karl Gega etj. Në periudhën tonë emri i shqiptarit Maëruf Arnauti është tashmë i njohur në tërë lindjen si poet e shkrimtar i madh, si publicist i shquar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit