5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Martohu me të për fenë e saj..

Më të lexuarat

Një ditë prej ditëve, më erdhi përgjegjësi i një familjeje të ndershme që e pata njoftuar më herët, dhe ma shprehu dëshirën e vet që ta marton vajzën e tij për mua. Unë pajtova të dal dhe të shikoj vajzën, sipas kritereve që i jep Islami, mirëpo ajo nuk më pëlqeu fare, nuk ishte e bukur dhe ishte e vjetër në moshë!

Vendosa që të mos e martoj! Ajo i ndjeu shenjat e pakënaqësisë sime në fytyrën time, mirëpo para se të largohet e mbuloi fytyrën e saj dhe më tha: Ti je burri i fundit në jetën time që do ta sheh fytyrën time dhe nuk do të martohem më asnjëherë!!

U ngrita dhe u largova nga vendi dhe arrita në shtëpinë time, mirëpo nuk mundesha të bëj gjumë! Ndoshta nuk besoni, mirëpo fillova të ndjej dashuri të çuditshme ndaj saj që më bëri ta harroj pamjen e saj, dhe mu rikujtonin fjalët e saj, dhe thash pasha Allahun, fytyrën e saj nuk ka për ta parë asnjë dhëndër tjetër përveç meje!

Nuk kisha durim të pres dhe trokita në derën e prindit të saj në ora tre të mëngjesit! E hapi derën dhe i thash të nesërmen dua fejesë me vajzën tënde! Të nesërmen kur u fejuam prindi i saj më përqafoi, dhe filloi të qan, dhe më tha: Allahu ti largoftë brengat ashtu si ma largove brengën time.

I thash: Kjo do të jetë me lejen e Allahut gruaja ime në dynja dhe Xhenet!

U ktheva në shtëpi të pushoj dhe e lajmërova shokut tim të më ndihmon në ceremoninë e martesës dhe dhuratave, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër u martova me të. Ditën e martesës vajza më tha: E di se më martove prej mëshirës ndaj meje, mirëpo pasha Allahun nuk do të pendohesh asnjë herë!

Dhe me të vërtetë, Allahu e bëri në sytë e mi të jetë gruaja më e bukur e dynjasë, dhe më furnizoi me tri vajza, të cilat janë kënaqësia e jetës sonë!

Ajo me të vërtetë u bë Xheneti im në dynja, as nuk e ngrit zërin ndaj meje, as nuk më ofendon, as nuk zemërohet me mua, dhe sjellja e saj është më e mira!

Ngjarjen time të jetës pata dëshirë ta ndaj me ju, dhe të jetë mësim, për të gjithë ata që i japin përparësi bukurisë para fesë dhe moralit. E vërtetë është se edhe unë gabova, por Allahu ma mundësoi të mos vazhdoj në atë gabim, dhe ta martoj një grua që ka fe dhe moral, dhe të jetë kënaqësia e syve të mi, në dynja dhe me lejen e Allahut edhe në Xhenet!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Martohet femra për katër gjëra: për pasurinë e saj, nderin e saj, bukurinë dhe fenë e saj. Zgjidhni atë që është fetare, që të keni begati”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit