-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Martirizohet gazetari palestinez që ishte qëlluar nga ushtarët izraelitë

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Ka rënë dëshmor gazetari 24 vjeçar Ahmed Ebu Husejin, i cili ishte qëlluar nga ushtarët izraelitë më 13 prill teksa ai ndiqte protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” në Gazën nën bllokadë transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Ministria e palestineze e Shëndetësisë, ka rënë dëshmor në spitalin ku trajtohej në Tel Aviv gazetari 24 vjeçar Ahmed Ebu Husejin, i cili ishte qëlluar nga ushtarët izraelitë teksa ai po ndiqte protestat në kufirin e Gazës.

Ebu Husejin kryente detyrën e fotografit në një agjenci lokale, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore mbrëmjen e të martës ai u transferua nga Ramallahu në një spital në Tel Aviv.

Izraelit nuk lejoi transferimin e tij për 1 javë

Qeveria izraelite për 1 javë nuk lejonte transferimin për trajtimin shëndetësor të Ebu Husejin-it nga spitali në Gaza për në spitalin në Ramallah.

Ahmed Ebu Husejin është gazetari i dytë i cili martirizohet nga ushtarët izraelitë në protestat paqësore të cilat vazhdojnë në kufirin e Gazës që prej 30 marsit.

Ndërkohë rikujtohet se më parë ka rënë dëshmor edhe gazetari palestinez Jasir Murtexha, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë më 7 prill teksa ai ndiqte “Marshimin e Kthimit të Madh”.

Rritet në 42 numri i dëshmorëve 

Me martirizimin e gazetarit palestinez Ebu Husejin ka arritur në 42 numri i palestinezëve të martirizuar nga ushtarët izraelitë gjatë protestave në “Marshimin e Kthimit të Madh”, ndërkohë që janë plagosur rreth 4 mijë të tjerë si pasojë e përdorimit të forcës jo-proporcionale dhe plumbave të vërtetë nga ushtarë izraelitë mbi protestuesit.

“Marshimi i Kthimit të Madh”

Palestinezët, në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës, që nga 30 marsi kanë nisur protestat e tyre paqësore në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.

Ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës civile të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilët janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Palestinezët, këto protesta paqësore që i kanë nisur nën emërtimin “Marshimi i Kthimit të Madh” planifikojnë që t’i vazhdojnë deri në mesin e muajit maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit