1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Martesa – Porosi nga hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

MARTESA…

Allahu i Madhëruar thotë:

“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja qe janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësia e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm “.
Nur, 32.

Pejgamberi alejhis selam thotë:

“O ju të rinj! Ai që mund të kujdeset për gruan le të martohet, ngase kështu i mbyll shikimet dhe mbron veten.”
Buhariu.

Disa dijetarë e obligojnë martesën për çdo musliman që ka mundësi për të, kurse disa të tjerë e kushtëzojnë për atë që s’mund të qëndrojë e ta mbrojë veten.

Zoti i Madhëruar thotë:

“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja qe janë të ndershëm e të ndershme. Nëse jeni të varfër, Allahu ju begaton nga mirësia e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm “. (Nur, 32)

“Zoti e ka bërë hak t’u ndihmojë tre personave:
– Të martuarin që dëshiron të mbrohet,
– Robin që ia mundëson zotëriu i vet të paguajë e të fitojë lirinë dhe
-Luftëtarin në rrugën e Zotit”
Nesaiu, Tirmidhiu, Ibn Maxhe.

“Nëse ju vjen ndokush që është fetar dhe i moralshëm, martone, e nëse jo, atëherë do të ndodhin fitne e ngatërresa të mëdhaja në tokë.”
Ibn Maxhe dhe të tjerët.

Ta ruajmë moralin duke i martuar fëmijët tonë me fetar dhe të moralshëm.

Zoti i ruajtë fëmijët tonë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit