Pyetja:
Martesa islame pa dëshmitarë a duhet të përsëritet?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka martesë pa një vali (kujdestar) dhe dy dëshmitarë.” [1]
Imam Tirmidhiu, ka thënë: “Mendimi i saktë është ai i transmetuar nga Ibn Abbasi, i cili tha se nuk ka martesë pa prova të qarta. Duke vepruar në përputhje me këtë, dijetarët nga sahabët (shokët e Profetit ﷺ) dhe tabiinët dhe të tjerët që i pasuan ata thanë se nuk ka martesë pa dëshmitarë. [2]
Nëse çifti i përmendur në pyetje nuk ka ndjekur sa më sipër, ata duhet ta përsërisin martesën, këtë herë me një kujdestar dhe dy dëshmitarë.
Dhe Allahu e di më së miri.
Burimi: islamqa.com
———————————–
[1] Irwa’ el-Ghaleel, nr. 1858)
[2] Xhami’t-Tirmidhi, 4/235