10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Zbulimi i talentëve: Është dhunti hyjnore, sunet pejgamberik, shërbim i madh për shoqërinë

Më të lexuarat



Dr. Muhamed Hani thotë:
Një ditë duke qëndruar në veturën time, erdh një djalosh i moshësh 16 vjeçare dhe më tha: a ta pastroj xhamin e përparëm të veturës?
I thash: po! Pastroje. E pastroj shumë mirë dhe i dhash 20 dollar. U habit djaloshi pse i dhash aq pare dhe më pyeti: a nga Amerika ke ardhë?
I thash: po!
Tha: a ban me të pyet për universitetet atje në vend të pagesës?
Shumë ishte i kujdesshëm edhe i edukuar, saqë u detyrova ta thërras afër meje dhe të bisedoj me te.
E pyeta: sa vjeq je? Tha: 16.
I thash: je në shkollë të mesme?
Tha: jo! E kam përfunduar shkollën e mesme.
I thash: si?
Tha: më kaluan në klasat e larta sepse kisha notat e shkëlqyeshme në çdo lënd.
I thash: pse punon këtë punë?
Tha: Më ka vdekur baba kur i kisha dy vjet. Nëna ime punon kuzhiniere në një shtëpi, kurse unë dhe motra punojmë jashtë.
Vazhdoi dhe më tha: Kam dëgjuar se universitetet amerikane japin bursa studentore për studentët e shkëlqyeshëm.
I thash: a ka kush të ndihmon?
I thash: askush! Skam askënd tjetër veç vetes.
I thash: eja me mua të shkojmë të ham drekë.
Më tha: me kusht me ta la edhe xhami e mbramë të veturës. U pajtova.
Në restorant, në vend se të han për vete, ai kërkoi ushqim për nënën dhe motrën e vet, ti merr me vete.
E kuptova se anglishten e fliste për mrekulli dhe se ishte i shkathtë në të gjitha punët që i bënte.
U morrëm vesh që t’mi sjellë të gjitha dokumentat e duhura dhe unë do mundohem ti bëjë në zgjidhje me aq sa mundem.
Pas gjashtë muajve arrita ti siguroj pranim në një shkollë dhe e lajmërova. Pas dy dite më lajmëroj dhe më tha: Pasha Allahun akoma jemi duke qarë të gjithë nga gëzimi i madh për këtë lajm.
Pas dy viteve u publikua emri i tij në revistën Nju Jork Times si eksperti më i ri i teknologjisë moderne.
U gëzuam shumë edhe unë edhe familja ime.
Gruaja ime, pa dijen time, kishte organizuar nxjerrjen e vizës për nënë dhe motrën e tij. E kur erdhi dita që të sheh nënën dhe motrën e vet para vete në Amerikë nuk mund të fliste madje as të qante nga shashtia!
Një ditë unë dhe gruaja ishim brenda në shtëpi dhe nga dritarja po shohim se si ky djali po na e lan veturën, dola dhe i thash: çka po ban? Më tha: më lër që të mos harroj kush kam qenë më parë dhe çka bëre ti prej meje!
Ky djalosh quhet Ferid Abdul-Ali.
Dr. Ferid Abdul-Ali është palestinez me origjinë kurse punon si Prof. Dr. në universitetin e Hardvardit dhe llogaritet si profesori më i mirë i lëndës së gjuhëve dhe përkthimeve.
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit