-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mars, Snicker dhe Milky Way: Ja çfarë rrezikon konsumatori

Më të lexuarat

Gjigandi amerikan i ëmbëlsirave, Mars, ka urdhëruar që të tërhiqen nga tregu produktet e saj të çokollatës në 55 vende.

Sipas BBC, vendimi erdhi pasi një klient në Gjermani gjeti copa plastike në një çokollatë Snickers në janar.

Gjurmët e plastikës vinin nga një fabrikë e Mars në qytetin Veghel në Holandë.

Një zëdhënës tha se Mars po tërheq nga tregu vetëm produktet e prodhuara në këtë fabrikë.

Kryesisht po tërhiqen produktet në vendet europiane, por jo në SHBA.

Kompania ende nuk ka bërë të ditur sasinë e çokollatave që do të tërhiqet.

Sipas Bild, një grua gjermane ka gjetur copën plastike, diçka më të vogël se gjysmë centimetër.

“Ekziston rreziku potencial për t’u mbytur. Shanset janë të pakëta, por ne duam të shmangim çdo rrezik,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Produktet më të prekura janë çokollatat Mars, Snickers, por sidomos çokollatat Milky Way.

Produkte të tjera si Twix nuk janë të prekura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit