Kosova dhe Serbia mund të jenë shumë pranë arritjes së një marrëveshje.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha për agjencinë Bloomberg se ‘marrëveshja nuk është aq larg sa duket’.
Vuçiç tha se do jetë e vështirë, por beson se bashkë me Thaçin do u shpjegojnë votuesve të të dy palëve se askush nuk mund të marrë gjithçka dëshiron.
Agjencia Bloomberg shkruan se në fakt, një marrëveshje mes Vuçiç dhe Thaçit, që përfshin edhe shkëmbim territoresh, ishte shumë pranë gjatë verës së shkuar.
Por ajo nuk u arrit pas ndërhyrjes së kancelares gjermane, Angela Merkel, shkruan agjencia.
Ajo reagoi duke thënë se një marrëveshje e tillë do hapte Kutinë e Pandorës.
SHBA duken më të hapura për një marrëveshje, kurse Rusia dhe Kina thonë se do mbështesin qëndrimin që do mbajë Beogradi.