5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Marrëveshja për ekstradim mes Turqisë dhe SHBA-ve është e qartë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, tha se nga ana e Turqisë nuk është specifikuar zyrtarisht ndonjë opinion apo bindje se zyrtarët amerikanë qëndrojnë pas tentativës së puçit të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ), raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se në mendjen e popullit turk reagimi i vonshëm i amerikanëve kundër tentativës së puçit, me këtë situatë mund të jetë krijuar vështirësi nga pikëpamja e pajtueshmërisë së marrëdhënieve miqësore dhe aleate mes dy vendeve.

Kurtulmuş, ka bërë disa vlerësime në lidhje me takimet në SHBA për anëtarët e medias turke në New York.

Pasi ka vënë në dukje se ka zhvilluar shumë takime të frytshme në Chicago dhe New York, Kurtulmuş tha se në këto takime i kanë folur bashkëbiseduesve rreth tentativës së puçit të FETÖ-s, për operacionin “Mburoja e Eufratit”, luftën kundër DAESH-it, PKK-së dhe PYD-së si dhe pozicionin e Turqisë.

Duke vënë në dukje se gjatë takimeve janë shtruar pyetje në lidhje me tentativën e puçit të FETÖ-s Kurtulmuş, ka theksuar se pozicioni i Turqisë është i qartë: “Turqia nuk ka specifikuar zyrtarisht ndonjë opinion apo bindje se zyrtarët amerikanë qëndrojnë pas tentativës së puçit. Në lidhje me këtë çështje nuk ka ndonjë provë apo ndonjë tregues. Por, reagimi i vonshëm i amerikanëve pas tentativës së puçit ka krijuar në mendjen e populli turk vështirësi në pajtimin e marrëdhënieve aktuale miqësore. Këtë ne e kemi ndarë me palën tejtër”.

Sipas tij, afërsisht 80 kuti me dokumente, informacione dhe deklarata u janë dorëzuar autoriteteve amerikane që tregojnë se pas tentativës së këtij puçi qëndron Gylen.

“Për këtë arsye ne dëshirojmë që këto dokumente dhe informacione të shqyrtohen sa më parë. Këtë njeri ose ekstradojeni në Turqi ose sa më parë arrestojeni dhe përgatisni bazën që ne të kryejmë më me sukses këtë proces”, tha zv/kryeministri turk.

Ndër të tjera Kurtulmuş, u shpreh se marrëveshja është e qartë në lidhje me ekstradimin e fajtorëve mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe në kuadër të të drejtave në këtë çështje lind e drejta që të kërkohet të paktën arrestimi i kreut të FETÖ-s Gylen gjatë kohës që hetimi ndaj tij të vazhdojë.

Më tej vuri në dukje se procedura e ekstradimit nuk është politik por ligjor dhe se janë në dijeni se kjo do të marrë kohë. “Në të vërtetë në disa raste ne jemi shprehur se dëshirojmë të shohim më qartë qëllimin në lidhje me ekstradimin në Turqi dhe arrestimin e këtij personi”, tha Kurtulmuş.

“Lufta kundër FETÖ-s politkë e shtetit”

Ai shpjegoi se dëshirojnë që zyrtarët amerikanë të krijojnë edhe ndjeshmëri. “Ne ndiejmë atë çfarë do të ndienin ato vetë nëse një person do të kryente puç për të ndryshuar qeverinë e zgjedhur në SHBA dhe të largohej nga SHBA-të duke ardhur në Turqi, për shembull të banonte në një rezidencë në Çankaja”, tha ai.

Gjithashtu Kurtulmuş, sqaroi se lufta kundër FETÖ-s nuk është një detyrë e marrë përsipër vetëm nga partia në pushtet. Sipas tij, kjo është një përpjekje që mbështetet nga pushteti, opozita dhe e gjithë politika demokratike.

Zv/kryeministri turk potencoi se lufta kundër FETÖ-s është politikë shtetërore. “Pas kësaj edhe sikur një qeveri tjetër të vijë në krye të pushtetit është e detyruar të luftojë me FETÖ-n në kuadër të vendimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK). Madje kjo luftë pas 15 korrikut është detyrë të vazhdohet pa ndërprerë nga pikëpamja e të ardhmes së Turqisë, për nder të mbijetesës së Turqisë dhe për nder të përkujtimit të dëshmorëve tanë”, tha ai.

“Edhe këtë e shohim qartë. Anëtarët e FETÖ-s nuk do të tërhiqen e të thonë ‘në rregull humbëm tashmë mbaruam‘. Ne duhet të luftojmë kundër tyre në çdo vend të botës dhe kryesisht në operacionet e perceptimit. Duhet të luftojmë gjithashtu kundër perceptimeve negative që do të krijojnë kundër Turqisë”, tha në fjalën e tij Kurtulmuş.

“Organizatat terroriste kaluan në veprim si me buton”

Zv/kryeministri Kurtulmuş ka cekur edhe çështjen e operacionit “Mburoja e Eufratit” ku ka shpjeguar se këtë çështje e ka biseduar me bashkëbiseduesit gjatë takimeve dhe ka theksuar se Turqia ka kaluar në veprim për të mbrojtur kufijtë e saj nga sulmet e DAESH-it dhe PYD-së. Ai më tej ka shtuar se kjo është një e drejtë që vjen nga ligjet ndërkombëtare ku në lidhje me këtë çështje janë informuar të gjitha vendet.

Kurtulmuş tha se Turqia në lidhje me këtë çështje ka tre vija të kuqe, ku e para është vendosja e sigurisë në kufij, e dyta mbrojtja e integritetit territorial të Sirisë në kuadër të pengimit për formimin e mundshëm të një korridori të PYD-së në Siri, dhe e treta tërheqja tërësisht e PYD-së në lindje të lumit Eufrat.

Ai tha se Turqia që nga korriku i vitit të kaluar e deri tani ka qenë nën sulmet e të gjitha organizatave terroriste. “Nga njëra anë DAESH-i, nga ana tjetër PKK-ja dhe në anën tjetër organizata të tjera terroriste. Të gjithë kanë kaluar në veprim si me shtypjen e një butoni i cili menaxhohet nga e njëjta dhomë e errët”, ka thënë zv/kryeministri turk Kurtulmuş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit