2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marrëveshja e Microsoft-it, më e madhja në teknologji e shënuar ndonjëherë

Më të lexuarat

Microsoft është gati të paguajë 69 miliardë dollarë për Activision Blizzard, krijuesin e Candy Crush dhe Call of Duty. Marrëveshja e saposhënuar do ta bënte atë menjëherë kompaninë më të madhe të lojërave video, edhe më e madhe se Nintendo. Nga ana tjetër, nuk mungojnë pikëpyetjet lidhur me efektet e mundshme antikonkurruese të marrëveshjes.

Marrëveshja me vlerë saktësisht 68.7 miliardë dollarë, e bën Microsoft prodhuesin e sistemit të lojrave Xbox, kompanë më të madhe të videolojërave në Botë.
Ky hap e ndihmon kompaninë të konkurrojë me rivalët e teknologjisë si Meta për ndërtimin e botës virtuale gjithëpërfshirëse për punë dhe për lojë.

Marrëveshja do të kalojë në shqyrtim tek entet rregullatore të trëgut amerikan dhe atij europian gjatë ditëve në vijim. Nëse kalon me sukses këtë fazë, kjo do të jetë një nga blerjet më të mëdha të teknologjisë në histori.

Blerja më e madhe e mëparshme është ajo e Dell gjatë vitit 2016,kur  bleu kompaninë e ruajtjes së të dhënave EMC për rreth 60 miliardë dollarë.

Për Wall Street, blerja është një fitore e madhe e Activision Blizzard Inc. Aksionet e saj u rritën me 25%. /cnbc/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit