2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marrëveshja- Brnabiq: Kurti nuk mund të kthehet para vitit 2013

Më të lexuarat



Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht faktori ndërkombëtarë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të ndikojnë më shumë në Prishtinën zyrtare në mënyrë që të kthehet në tryezën e bisedimeve, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

“Nëse flasim për marrëveshjen e Brukselit, ajo duhet të realizohet. Unë nuk shoh alternativë tjetër. Nëse duam të negociojmë një marrëveshje tjetër për normalizimin, fillimisht duhet të zbatojmë të parën”, theksoi ajo.

“Nuk e shoh fare opsionin e kthimit në periudhën e para vitit 2013, të anulojmë të gjitha marrëveshjet dhe gjithçka që kemi përmbushur ndërsa Prishtina nuk ka përmbushur asgjë dhe të negociojmë një marrëveshje të re”, tha Brnabiq, raporton N1.

“Nuk ka një mundësi të tillë”, pohoi Brnabiq dhe theksoi se “kjo është një marrëveshje ndërkombëtare, garantues i së cilës është BE-ja dhe duhet të zbatohet, gjegjësisht Prishtina duhet të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, transmeton Telegrafi.

Ajo vlerësoi se gjendja ekonomike në Kosovë nuk mund të përmirësohet derisa të arrihet një marrëveshje afatgjatë e qëndrueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse Albin Kurti interesohet vërtet për punën, cilësinë e jetës dhe perspektivën e të rinjve, atëherë dialogu me Beogradin duhet të jetë i pari. Ai mendon se kjo është një punë e kryer dhe se Kosova është e pavarur. Ai është një fanatik ideologjik”, ka thënë Brnabiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit