1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Marok, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në ditën e pestë të tërmetit

Më të lexuarat

Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve është 2.901 ndërsa numri i të lënduarve 5.530

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në ditën e pestë të tërmetit shkatërrues në Marok, raporton Anadolu.

Ekipet vazhdojnë punimet e tyre për të arritur te personat e mbetur nën rrënoja në rajonet e prekura nga tërmeti. Distanca mes fshatrave të vendosura në malet e larta dhe vrazhdësia e rrugëve janë ndër faktorët që vështirësojnë punën e ekipeve.

Mund të shihet se në përpjekjet e kërkim-shpëtimit marrin pjesë edhe banorë të zonave të prekura nga tërmeti. Imazhet e disa marokenëve që jetojnë jashtë vendit dhe vijnë në vendin e tyre me ndihma në automjetet e tyre, ringjallin frymën e solidaritetit në rajon.

Shumë automjete që transportojnë ndihma nga qytete të tjera të Marokut vijnë në zonat e tërmetit për të mbështetur të prekurit. Mbreti i Marokut, Muhammedi i VI-të dje vizitoi të prekurit e tërmetit në një spital në Marakesh dhe dhuroi gjak.

Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve është 2.901 ndërsa numri i të lënduarve 5.530. Tërmeti me intensitet 7 ballë ndodhi natën e 8 shtatorit në Marok, ndërsa epiqendra ishte në zonën El-Huz të Marakeshit.

Përveç Marakeshit, tërmeti goditi edhe kryeqytetin Rabat dhe qytetet Kazablanka, Meknes, Agadir dhe Fes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit