3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marok: Konferencë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në vendet muslimane

Më të lexuarat

Më shumë se treqind autoritete fetare janë mbledhur në Marrakesh për të diskutuar për të drejtat fetare të pakicave që jetojnë në vendet me shumicë muslimane, shkruan preporod.ba.

Konferenca treditore në Marrakesh që mbahet nën organizimin e Ministrisë së Çështjeve fetare të Mbretërisë së Marokut në bashkëpunim me Forumin për promovimin e paqes në shoqëritë muslimane, ka filluar të hënë me 25 Janar.

Nga konferenca e cila është emërtuar “Pakicat fetare në vendet muslimane” pritet të miratohet një deklaratë për mbrojtjen e pakicave fetare në vendet muslimane, duke u bazuar në Kartën e Medinës.

Sipas njoftimit të përbashkët të organizatorëve, në konferencë marrin pjesë rreth treqind autoritete fetare, intelektual, ekspert dhe jurist që punojnë për mbrojtjen e pakicave jo muslimane. Në këtë konferencë marrin pjesë edhe lider fetarë të krishterëve, hebrenjve, hindusëve dhe sikëve të cilët jetojnë në vendet me shumicë muslimane.

Kjo konferencë paraqet një rast ideal që edhe njëherë të tregohet se shkelja e të drejtave fetare të pakicave është në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Sipas fjalëve të organizatorëve, konferenca e Marrakeshit është e para e këtij lloji pas kartës së Medinës ku i dërguari i Allahut në mënyrë të shkruar i rregulloi të drejtat e jo muslimanëve në shoqëritë muslimane.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit