2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Marok: 5-vjeçari, jashtë pusit mes thirrjeve “Allahu Akbar”, por nuk mundi të mbijetoj

Më të lexuarat

Rayan, 5-vjeçari nga Maroku që i mbajti frymën botës, u nxorr nga pusi në të cilin ra që nga e enjtja, duke përfunduar 32 metra në thellësi. Por fatalisht, ai nuk mundi të mbijetojë.

Ishte një operacion shpëtimi që u ndoq dhe nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare. Ekipet e shpëtimit gërmuan gjithë ditën dhe në fund ia dolën ta nxjerrin nga aty ku vështirë të nxirrej, ama pa jetë.

Ajo që mund të shihej ishin ekipet e shpëtimit që dolën nga tuneli i hapur apostafat duke mbajtur 5-vjeçarin me barelë.

Tekbiri(thirrja) “Allahu Akbar”(Zoti është më i madhi), ushtonte fort nga ata që po përjetonin fort emocionalisht daljen e të voglit. Por fundi nuk ka qenë i lumtur.

Kështu, i gjithë ai operacion shpëtimi disaditor, me shumë mund e stërmund, ku në pak ditë u hap dhe një tunel për të mbërritur te ai, në fund nuk pati rezultatin e dëshiruar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit