1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mark Zuckerberg tregon se pse ai vesh të njëjtën bluzë çdo ditë

Më të lexuarat

Mark Zuckerberg është një njeri i cili njihet se nuk i kushton shumë rëndësi veshjes së tij. Por nuk duhet të mashtroheni nga veshja e tij e thjeshtë – ka një arsye e rëndësishme pas saj.

Në një paraqitje publike, Zuckerberg theksoi se ai vesh të njëjtat rroba, për shkak se ai dëshiron të kufizojë kohën që e kalon duke bërë gjëra “të pavlera”.

Kështu, siç ka thënë ai, transmeton Telegrafi, ai mund të përqendrohet në punën e vërtetë.

“Ndjehem sikur nuk jam duke bërë punën time, nëse unë shpenzoj energjinë time në që janë pa kuptim ose pa peshë për jetën time. Kështu, unë mund të shpenzoj të gjithë energjinë time në drejtim vetëm të ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira”, ka thënë ndër tjerash themeluesi i Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit