6.8 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Mark Rute, shënoi fitore kundrejt politikanit anti-islamik, Gert Uilders

Më të lexuarat

Kryeministri i Holandës, Mark Rute, shënoi fitore kundrejt politikanit anti-islamik, Gert Uilders, në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Ai pas fitores deklaroi para mbështetësve të tij të cilët u tubuan për ta festuar fitoren e tij, se me siguri partia e tyre për të tretën herë do të jetë më e madhja në Holandë.

“Holanda i tha ‘stop’ llojit të keq të populizmit. Duam t’i përmbahemi trendit që kemi: të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begatë”, u tha Rute mbështetësve në Hagë.

Me më shumë se 90 përqind të votave të numëruara, Partia Popullore për Liri e Rutes ka fituar 33 vende në Parlamentin prej 150 vendesh.

Partia Liria e Uildersit ka dalë e dyta me 20 deputetë, ndërsa Demokristianët dhe partia e qendrës D66 kanë fituar nga 19 deputetë.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 81 përqind.

Liderët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, e uruan kryeministrin e Holandës për fitoren.

“Një votë për Evropën, një votë kundër ekstremistëve”, tha Junker.

Zgjedhjet në Holandë janë të parat prej tri palë zgjedhjeve që mbahen këtë vit në Evropë e që shihen si test për unitetin e Bashkimit Evropian, në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste në kontinent.

Në Holandë dje u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat morën pjesë 28 parti, respektivisht 1.114 kandidatë, të cilët kanë luftuar për 150 vende deputetësh.

Të drejte vote kishin 12,9 milionë banorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit