3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marinsat amerikanë trembën Presidentin/ Si u shmang shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme…

Më të lexuarat

Pas dhunës në Kuvend, Kryeministri në detyrë i kohës kishte projektuar nxjerrjen e një urdhëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonëshme, duke ja paraqitur kërkesën Presidentit i cili fillimisht ishte dakortm por më pas u friksua nga ardhja e marinsave amerikan që do ta merrnin kontrollin e shtetit.

Gazetari Milenko Nedelkovski, që njihej për afërsinë dhe përkrahjen e VMRO-DPMNE-së gjatë qeverisjes së saj në një kolumnë të tij në portalin “Dudinka” shkruan se ish-lideri i VMRO-DPMNE natën e 27 prillit të vitit të kaluar pas dhunës në Kuvend kishte kërkuar që presidenti Gjorgji Ivanov të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Sipas tij, Ivanovi ishte bindur për të ndërmarrë një hap të tillë, por në fund siç thuhet është frikësuar dhe nuk ka vendosur.

“Arsyetimi i tij ka qenë se nga qendra amerikane e SHBA në Kosovë “Bond Still” do të vinin marinsat amerikan dhe do ta merrnin kontrollin në shtet. Kjo do të nënkuptonte okupim, andaj Horhe (Ivanov) ka hequr dorë!”, ka shkruar Nedelkovski.

Për të njejtën temë ka shkruar edhe portali “Prizma”. Sipas një shkrimi të publikuar kohë më parë nënvizohet se natën e 27 prillit ishte planifikuar skenari për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas portalit Prizma, 15 gjeneralë të Armatës së Maqedonisë ishin mbledhur në shtabin e përgjithshëm për të planifikuar dhe zbatuar planin që pritej të shpallej nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, që është edhe komandant suprem i forcave të armatosura.

Ndërkohë, sipas portalit, paralelisht në selinë e VMRO-DPMNE ishin tubuar drejtori i policisë dhe shefi i shtabit operativ të MPB-së, Mitko Cavkov dhe Boris Josifovski, shefi i kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov.

Në këtë portal shkruhet më tej se ishte një plan operativ që kishte kokat e organizatorëve, por që deri tani nuk i ka identifikuar Prokuroria për krim të organizuar, e cila ka ngritur kallëzimë për kërcënime terroriste. Por ajo që mbetet mister dhe sekret është se nuk dihet se kush nga selia e VMRO-së i koordinonte dhe udhëhiqte aktivitetet e dhunshme në Kuvend, pasi që lideri i kësaj partie kishte udhëtuar për në Vjenë. (INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit