Marina izraelite ka qëlluar në drejtim të anijeve palestineze të peshkimit me pretendimin se ata po peshkonin në një zonë të paautorizuar
Marina izraelite ka qëlluar ndaj një anijeje palestineze ndërsa peshkonte në det në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
“Anijet e armatosura izraelite hapën zjarr mbi anijet e peshkimit në det në brigjet e Gazës,” është shprehur Nizar Ayyash, kreu i shoqatës së peshkatarëve palestinezë në Gaza. Sipas informacioneve të fundit, nuk raportohet për të lënduar apo viktima.
Marina izraelite qëlloi në drejtim të anijeve palestineze të peshkimit me pretendimet se ata peshkonin në zonën e paautorizuar.
Ndërkohë verën e kaluar Izraeli lejoi peshkatarët palestinezë të peshkojnë në zonën gjashtë milje detare larg brigjeve të Rripit të Gazës, pasi ata më parë gëzonin të drejtën e peshkimit në një zonë prej tre miljesh./trt/kohaislame