1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Marina italiane nxjerrë trupat e qindra refugjatëve nga Mesdheu

Më të lexuarat

Përfundimisht janë nxjerrur trupat e 675 viktimave që e kanë humbur jetën nga mbytja e një anije, që konsiderohet edhe si një prej tragjedive më të rënda në Mesdhe, ka njoftuar marina italianemë 14 korrik, njofton REL.

Anija e peshkimit është përmbysur në bregdetin e Libisë në prill të vitit të kaluar.

Për arsye logjistike, copat e anijes nuk ka qenë e mundur të nxirren nga shtrati i detit deri para dy javësh, kur ato janë dërguar në Sicili dhe zyrtarët më në fund kanë arritur që të kenë qasje në brendi të tyre ku shumë refugjatë kanë mbetur të ngujuar.

Aty marina italiane ka gjetur mbetjet mortore të 458 personave.

Pjesa tjetër janë gjetur më parë në breg të detit, ndërsa numri i plotë i të vdekurve tani është 675.

“Gjëja më shokuese është se streha duket që ka qenë e mbushur me pesë persona për një metër katror”, ka thënë shefi i departamentit të zjarrfikësve, Giuseppe Romano, që e ka udhëhequr ekipin e 348 zjarrfikësve për nxjerrjen e viktimave nga kjo anije.

Prokurorët besojnë që pjesa e kabinës së anijes ka qenë e mbyllur gjatë kohës kur është përmbysur.

Dyshohet se anija është kthyer përmbys kur disa njerëz jashtë kabines kanë kaluar të gjithë në njërën anë të saj duke u munduar të tërheqin vëmendjen e një anije tregtare që iu kalonte afër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit