10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Maqedonia rikthen Kooperativat Bujqësore: Janë të suksesshme

Më të lexuarat

Qeveria e Maqedonisë, ka miratuar dy ditë më parë projektin, për formimin dhe mbështetjen e Kooperativave Bujqësore, raporton Alsat-M.

Me realizimin e këtij projekti mundësohet zhvillim i ekonomive bujqësore, të cilat përmes nxitjes së shoqatës ekonomike në kooperativat bujqësore, me pjesëmarrje të përbashkët në prodhimtari, shitje të prodhimeve të tyre, do të kenë mundësi për përforcimin e rolit të tyre në treg.

Mbështetja për formimin e kooperativave bujqësore nxit rritjen e konkurrencës dhe efikasitetit në punë, si dhe rrit të ardhurat individuale të fermerëve. Kjo është një praktikë që aplikohet edhe në vende të zhvilluara.

Edhe Shqipëria ka një eksperiencë me Kooperativat Bujqësore pavarësisht se ato në kohën e diktaturës funksiononin në kuadër të ekonomisë së planifikuar, 100% shtetërore. Sot në ekonominë e tregut bujqësia shqiptare, vuan pikërisht nga fragmentizimi i saj, në tokat bujqësore apo minifermat dhe mjetet e punës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit