1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia kërkon armatim gome, për ndalimin e refugjatëve për në BE? (DOKUMENT)

Më të lexuarat

EuroAtiv” në një tekst të saj ka shkruar se nëpërmjet një dokumenti është zbuluar koalicioni i kufijve të mbyllur, duke shtuar se ata kanë ardhur deri te letra që Qeveria e Maqedonisë ua ka dërguar disa shteteve-anëtare të BE-së në të cilat shkruan se duhet që të kontrollohet kufiri me Greqinë dhe ka bërë kërkesë që të pajiset me armatim gome, transmeton Portalb.

Maqedonia, sipas letrës e cila ka 12 faqe, në porosinë e saj për pajisje për kontrollin e turmës së refugjatëve, kërkon armë me municion gome – nga pistoleta, shok-bomba, deri në granata gome, pastaj pajisje akustike për shpërndarjen e turmës, megafonë, pistoleta elektro-shok, disa lloje të gazeve lotsjellëse, mbrojtëse, jelekë antiplumb, mbrojtëse për këmbët duart, pajisje kundër zjarrit etj.

Në letër kërkohet edhe mekanizën ndërtimor për ndërtimin e një gardhi mbrojtës prej 300 ki km dhe kamp për 400 persona, përcjellë Portalb.

Gjithashtu kërkohet që të mbulohet edhe harxhimet mujore për njerëzit, veturat, por edhe daljen e ushtrisë në terren.

Ashtu siç shkruan “EuroAktiv”, kjo ndihmë mundet që t’i jepet Maqedonisë, por me disa kushte.

Sipas burimeve të “EuroAktiv”, shteti që do t’i sigurojë këto materiale patjetër duhet të ketë miratim nga Parlamenti Evropian, ndërkaq duhet dhe të sigurohet se Qeveria e Maqedonisë këto pajisje nuk do t’i shfrytëzojë për qytetarët e saj, por vetëm për refugjatët. /Portalb

документ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit