1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Maqedonia është e marrë peng nga bastardët

Më të lexuarat

A mund t’i besojmë kësaj klase politike, e cila pjesën më të madhe të kohës e shpenzon me sharje e fyerje për njëri tjetrin, duke fyer durimin tonë që rrimë e i dëgjojmë duke shpresuar se do të ndryshojnë? A ka ende naivë të tillë shqiptarë ne Maqedoni që besojnë se në drejtimin e punëve publike gjenden njerëzit e duhur, njerëzit e ditur, kariera politike e të cilëve është e lidhur me pasionin, përkushtimin dhe dashurinë për vendin e tyre. Vështirë! Duke u bërë shtetas shekullorë, shqiptarët janë të zhgënjyer, shpesh të pashpresë. Jo se nuk ka njerëz të tillë, mendimtarë dhe atdhetarë, të aftë e pasionantë, që do ta tërhiqnin zgjedhën e rëndë të zhvillimit drejt suksesit dhe krenarisë. Natyrisht që ka bij të devotshëm, të paprekur nga ndotja e moralit, por ata nuk janë në pushtet, sepse pushteti në Maqedoni është një kështjellë betoni pa dyer. Duke qënë e pamundur hyrja në të, harresa i ka marë dhe do t’i marrë pas vetes si dallga rërën në bregdet. Maqedonia është e marrë peng nga bastardët. Ndaj nuk ecën përpara. Nuk ecën përpara sepse nuk rri dot në këmbë, por në gjunjë. Zvarritet në drejtimin e ethshëm ku shumë larg saj, si një galaktikë, vezullon Europa. Zvarritet përpara, mbahet me thonj, me gishta të gjakosur për të dalë nga gremina e tranzicionit ku klasa politike e ka shtyrë pa mëshirë. Ngjitet në majë, ropatet, përbaltet, kapet pas rrënjëve të pemëve gjersa një furri e rrëshqet serish mbrapsht në humnerë…

Fahrudin Ibrahimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit