1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia BLOCK Gjergj Dedajt

Më të lexuarat

Deputetë turq në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti që të refuzohet Dedaj si ambasador i Kosovës.

Ka një kohë të gjatë që Gjergj Dedaj po pret të bëhet ambasador.

Qysh në gusht të këtij viti, zv.ministri i jashtëm ishte propozuar si shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni.

Por shteti nikoqir po refuzon ta jep pajtimin që kryetari i Liberalevë të Kosovës të jetë ambasador në vendin e tyre.

Refuzimi maqedon lidhet me krahasimin me serbët që Dedaj u ka bërë turqeve duke thënë se Turqia gjashtë shekuj kishte bërë krime e gjenocidë mbi shqiptarët.

Por ata që po insistojnë që Dedaj të mos pranohet janë deputetët turq në Kuvendin e Maqedonisë.

Ata kanë kërkuar nga Presidenti dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë të mos pranohet Dedaj si ambassador.

“Si parti turke jemi takuar me Presidentin Gyorge Ivanov dhe me ministrin e e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, në lidhje me mospranimin e Dedaj si ambasador dhe iu kemi dorëzuar kërkesën tonë që të mos pranohen letrat kredenciale të ambasadorit të emëruar të Kosovës në Maqedoni. Deri më sot përgjigja e autoriteve ka qenë pozitive. Ne mendojmë se Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni”.

Por, nuk janë vetëm turqit që po e kundërshtojnë emërimin e Gjergj Dedaj ambasador në Maqedoni.

Edhe njohësit e zhvillimeve në Mqedoni janë kundër.

Se Dedaj ende nuk e ka marrur përgjigjen nga pala maqedonase, e ka konfirmuar për T7 edhe Ministria e Punëve të Jashtmë e Maqedonisë.

Ata nëpërmjet e-mailit, shkurt kanë thënë se procesi është në një fazë të avancuar dhe se nuk mund të komentojnë më shumë.

Por, njohësi i diplomacisë, Afrim Hoti, thotë se vonimi i përgjigjës nënkupton se personi i propozuar për diplomat nuk është i pranueshëm për shtetin pritës.

E një gjë e tillë thotë të ketë ndodhur edhe me parë në diplomacinë kosovare.

Por, profesori i së drejtës ndërkombëtare thotë se edhe në këso raste ka një zgjidhje.

E deri në pranimin e konfirmimit nga Maqedonia, Dedaj do të vazhdojë të qëndrojë pak në zyrën e tij si ministër i jashtëm e më shumë lokaleve të Prishtinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit