Nuk përjashtohet mundësia që më 24 maj të ketë orë policore 24 orëshe, kur festohet Bajrami, si dhe dita e Shën “Cirilit dhe Metodit”. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, njoftoi se nesër do të kenë një takim me Komisionin për sëmundje infektive dhe se kjo temë do të diskutohet seriozisht.
“Duke pasur parasysh faktin se kemi festë të dyfishtë më 24 maj, sigurisht që meriton vëmendje të diskutohet në Shtabin qendror të krizës dhe të diskutohet në seancë qeveritare. Sidoqoftë, marrim vendime bazuar në mendimin e ekspertëve. Çfarë mendimesh do të jepen, ashtu do t’i rishikojmë dhe do të marrim vendime të duhura me çka do ta informojmë edhe publikun”, deklaroi Oliver Spasovski.