2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Maqedoni, Hoxha godet ashpër Mulla Sulën

Më të lexuarat

Pas vendimit të BFI-së metë cilin ndalohet që imamët të paraqiten në tubime parazgjedhore, ka reaguar nga distanca Xhezair Shaqiri, i njohur is Komandant Hoxha. Ai e ka thumbuar me disa kritika të ashpra kryetarin e BFI-së, reisin Sulejman Rexhepi.

“Është shumë normale të dëgjosh gënjeshtra nga politikanët por të rren hoxha me shallin në kokë është jashtë normales. Por shka s’po shohim e nijmë në këtë zamanin tonë. Ki mulla Sula e ka ngatërru profesionin shpesh në politik. Aq larg ka shku edhe hasmin më të madh të Shqiptareve nikolla grujevskin e ka beku. Niherë besnik ndaj Titos kundër nacionalistave dhe iredentistave shqiptar, e pastaj me ppd, e më pas me pdsh, tani me bdi- DUI. Si duket ky me këtë urdhër që e lëshon për rregulla të reja për imamët e ka lëshu sepse po afrohen zgjedhjet dhe don ti disiplinon disa imamë që i përkrahin kundërshtarët e tij politik Ata të cilët shkojnë në xhami për namaz ju kujtohet se në gjdo xhuma para ditës së votimeve ka ndodhë që imamët në fund të hydbes kanë kërkuar nga xhemati që ta votojnë bdi me urdhërin e kryetarit të BFI, mulla Sula”, shkruna Shaqiri në fcb. /INA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit