1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Maqedoni, 310 vërtetime në orët e fundit për kërkesën për të drejtën e azilit

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë njofton se në 24 orët e fundit ka lëshuar vërtetime për 310 shtetas të huaj lidhur me qëllimin e tyre të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit j, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga vërtetimet e lëshuara 102 kanë të bëjnë për persona të gjinisë mashkullore,73 të gjinisë femërore, si dhe për 134 fëmijë të cilët shoqërohen nga bartësi i vërtetimit, ndërsa lidhur.

Siç njofton policia, 222 janë shtetas të Sirisë dhe 88 shtetas të Irakut, ndërsa në mesin e tyre nuk ka shtetas të Afganistanit.

Nga fillimi i vitit janë dhënë vërtetime për gjithsej 87.538 shtetas të huaj, nga të cilët 34.700 janë të gjinisë mashkullore, 19.119 të gjinisë femërore dhe 33.504 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 215 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit