1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Maqedonasi dhunon nusen nga Shqipëria – VIDEO

Më të lexuarat

25 vjeçarja Nazmije Donov nga fshati Osnat i Pogradecit të Shqipërisë, para dy viteve kishte ardhur nuse në Maqedoni në qytetin e Kavadarit. Por lumturia e saj bashkëshortore nuk zgjati shumë, edhe pas lindjes së fëmijës së parë.

Nazmija Donov rrëfen se është viktimë e dhunës, pasi që burri i saj vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj, duke e dëbuar më pas edhe nga shtëpia. Ajo sot jeton në një sallë sporti, ndërsa fëmija ka ngelur tek familja e bashkëshortit të saj.

Qendra për Punë Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka dy javë që 25 vjeçaren e ka strehuar në sallën sportive në Kavadar. Dëshira e vetme e Nazmijës është të shohë djalin e saj, por kjo nuk i mundësohet.

Ajo në gjendje të rëndë rrëfen gjithë historinë trishtuese, duke thënë se gjatë gjithë kohës ishte e mbajtur e mbyllur në shtëpi. Duke qenë e izoluar, ajo pranon se nuk ka pasur komunikim me njerëz dhe tani vështirë e kishte edhe të shprehurit. “Tash më dhemb çdo gjë. Nuk e kam as fëmijën. Nuk mund të fle vet. Dua vetëm paqe. Shumë më mungon djali. Nuk mund të rrijë pa atë. As pesë minuta. Kaq”, tha Nazmije Donov.

Bashkëshorti i saj Marjani ka parashtruar kërkesën për divorc. Ekipi jonë ishte në vendngjarje, por seanca gjyqësore ishte e mbyllur dhe nuk ishte e lejuar prania e gazetarëve.

Pas seancës, Marjan Donov i`u shmang me heshtje pyetjes sonë se a ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së saj dhe përse do divorcin. Edhe avokatët e tij mbrojtës nuk deshën të flasin. “Nuk kam koment”, thotë avokati.

Nazmija thotë se jeton në kushte të rënda, pa veshmbathje, sigurim shëndetësor dhe kushte të tjera elementare. Ajo e shqetësuar flet se gjatë kohë ka humbur kontaktet me familjen dhe se nuk kishte arritur të kontaktoj. Dhe falë ndihmës tonë, ajo arriti të kontaktojë me familjarë, duke i informuar për herë të parë për braktisjen e saj nga bashkëshorti.

“Më merr t’i në telefon, unë skam telefon. Unë nuk jam me Marjanin. Marjani nuk më do mua më tha që të dal” shtoi ajo.

Avokatja e saj, Daniella Ilieva thekson se ndaj klientes së saj është bërë shkelje ligjore dhe padrejtësi, pasi që ajo është shpallur si person që ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj dhe i është ndaluar takimi me të.

Sipas avokates, gjykata vepron njëanshëm, pasi që nuk merr parasysh dhunën që ka ushtruar burri ndaj saj. Avokatja e viktimës tha që nuk mund të flet shumë pasi kjo procedurë është e mbyllur. “Kam lëshuar kërkesë deri te Ministria e drejtësisë për ndihmë juridike falas po pres të jetë e miratuar. Tash për tash punoj pa kompensim. Po punoj për ta mbrojtur drejtat njerëzore dhe për ta mbrojtur të drejtat e amësisë sipas ligjit të familjes neni 4. Nuk mund të flas më shumë për këtë pasi që ligji e ndalon këtë”, tha avokatja Daniella Illieva.

Pas gjithë këtyre vuajtjeve, Nazmija pret që institucionet t’i dalin në ndihmë që drejtësia të dal në sipërfaqe, duke i mundësuar asaj takimin me djalin e saj dhe një strehim më të sigurt.

 

https://www.youtube.com/watch?v=HENw1-q61Mg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit