Agjencia e lajmeve Faris, e cila i përket gardës revolucionare të Iranit, ka deklaruar se Irani, Rusia dhe Kina po bëjnë përgatitje për zhvillimin e manovrave të përbashkëta në territorin e Siris, ku marrin pjesë 90 mijë forca ushtarake.
Sipas agjencisë në fjalë, këto manovra të cilat do të zhvillohen pas një muaji, do të jenë më të mëdhatë që janë zhvilluar në Lindje të Mesme dhe do të zhvillohen pasi të jenë larë hesapet me protestuesit.
Ky lajm nuk është konfirmuar akoma në mënyrë zyrtare nga ana e Iranit kurse një zyrtar sirian, i cili preferoi të mbetej anonim, ka deklaruar se në tokën siriane do të zhvillohen manovra ushtarake, ku do të marrin pjesë forcat iraniane, ruse, ato kineze dhe siriane.Sipas agjencisë manovrat do të jenë tokësore, detare dhe ajrore.
Vlen të citohet se Rusia, Kina dhe Irani janë aleatët më të ngushtë të regjimit sirian, ku Rusia dhe Kina kanë përdorur dy herë veton për të penguar Këshillin e Sigurimit nga marrja e vendimeve kundër interesave siriane. /ardhmeriaonline/kohaislame