Java e Jetimit në ditën e saj të tretë filloi me ahengun e fëmijëve në Kopshtin Zoologjik dhe në Luna Parkun e Shkupit. Duke vazhduar ahengu i fëmijëve edhe buzëqeshja paraqitej ne çdo fëmijë ashtu siç ishte edhe vet qëllimi i organizatës gjë që dallohet edhe nga motoja e tyre e quajtur Le të Vazhdoj Buzëqeshja.
Pas kësaj është realizuar edhe shpërndarja e 100 pakove me nga 5 kg mish familjeve me jetima ndërsa dy familjeve, gjegjësisht nga fshati Nigishtan dhe nga Fshati Moranë, u është dhënë nga një lopë qumshtbërëse bashkë me viçin e saj në konteskt që këto familje të kenë dobi më afatgjate. Ndërsa pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë Sulltan Murat dhe ngrënies së drekës fëmijët kishin rastin që të pushojnë.
Gjëja që ngjalli edhe më shumë këtë ditë ishte manifestimi qëndrorë që u mbajt në Kurshumli Hanin historik që gjendet në Çarshinë Turke. Leximi i disa ajeteve nga Kur’an-i Famëlartë nga një prej fëmijëve ngjalli ndjenjat e para tek të pranishmit. Kryetari i OH Kalliri i Mirësisë Rufat Sherifi duke filluar fjalimin përshëndetës në emër të All-llahut dhe duke dërguar salavte mbi Të Dashurin e All-llahut, Profetit tonë a.s. përshëndeti të gjithë të pranishmit me përshënbdetjen Islame Selam alejkum. Rufat Sherifi ndër tjerash përmendi se pa mar parasysh përkatësisë fetare dhe pa amr parasysh përkatësisë nacionale këta fëmijë janë atë që me buzëqeshjet e tyre na bëjnë të gëzohemi nga se buzëqeshja është gjuha e të gjithë popujve. Ndërsa Xhihad Gokdemir nga IHH gjithashtu pati rastin të përshendet të pranishmit. Ai në fjalimin e tij të shkurtër ceki fjalët në vijim: Kemi vajtur një grup nga Turqia dhe ka 3 ditë që jemi këtu bashkë me jetimët. Këtë natë nuk do ta zgjas fjalën sepse në këtë natë fjala u takon jetimëve. Sonte jemi me jetimët për të cilët Resulull-llahu a.s. na përgëzoi se janë qelësi i Xhennetit. Në shfaqje morën pjesë vetë jetimët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe nikoqirët nga Shkupi me pikat e tyre duke recutar ajete nga Kur’an-i Fisnik, poezi fetare, ilahi dhe me një pjesë tatrale. Për në fund në shfaqje mori pjesë edhe Ansambli Emin Duraku me vallen e librazhdit duke e mbyllur këtë manifestim në të cilin këtë herë jetimët zgjuan emocione tek të pranishmit por në vend të lotëve, jetimët shkaktuan buzëqeshjen e tyre.
Në këtë manifestim janë dhënë edhe mirënjohje për Human Appeal nga Britania e Madhe, ndërmarja tregtare Izvor nga Shkupi si dhe për donatorin më të ri të këtij organizimi vogëlushit Ajhan Sylejman. Mirënjohje nga OH Kalliri Mirësisë kishte edhe për Fadil Zendelin kryetarit të Ansamblit Emin Duraku.
Pas mbarimit të manifestimit është dhënë edhe darka si donacion nga Bashkësia Islame e shqiptarëve të Nyrnbergut dhe me këtë është mbyllur edhe dita e tretë të Javës së Jetimit e organizuar nga OH Kalliri i Mirësisë.