Roberto Mancini për mediat italiane ka zbuluar arsyen e largimit të Xherdan Shaqiri, dhe pranë-largimin e Mateo Kovacicit.
Mancini ka deklaruar se largimi i Kovacicit dhe Shaqirit erdhi shkaku i rregullit financiar të UEFA.
”Ne të gjithë jemi të dëshpëruar. Presidenti, stafi dhe lojtarët por shkaku i rregullit financiar dikush duhet të sakrifikohet. Edhe Shaqiri u largua për të njëjtën arsyeje, sakrifikuam dy lojtarë tejet të rëndësishëm, por ndoshta do të bëjm gjëra të tjera tani”, tha italiani.
Përndryshe, Shaqiri ditë më parë kompletoi transferimin e tij në skuadrën angleze, Stoke City, ndërsa mesfushori kroat është pranë kalimit në Real Madrid. /Telegrafi/