-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Manastirliu: Ishin 6 të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, rezultuan negativ

Më të lexuarat

Mblidhet Task-Forca për koronavirusin në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u shpreh se ishin 6 raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri, por të gjithë rezultuan negativ. Manastirliu kërkoi që qytetarët mos ti kapë paniku, pasi nuk ka asnjë rast me virus në Shqipëri.

Nuk është koha që paniku t’i zërë vendin arsyes. Koha për fakte. Koha për mendimet e ekspertëve. Kemi ekspertët më të mirë të Institutit të Shëndetit Publik dhe strukturave tona për ndjekjen e planit të Task- Forcës.

 Jemi përballur dje me lajme të rreme, me mesazhe që nuk ishin të vërteta dhe të cilat kemi reaguar. Dua që t’ju them ju si media që ndiqni këto lajme dhe dua t’ju falenderoj për ato çfarë keni përcjellë. Qytetarët t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe informacioni ditor që jep për publikun dhe mediat dhe informacionet të Institutit të Shëndetit Publik.

 Eshtë normale të kesh shqetësime në këtë situatë por paniku nuk duhet të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. E kërkoj me mirëkuptim dhe ne do të jemi të hapur. Me shumë përgjegjësi do të administrojmë këtë ngjarje, kemi përballuar situata të tjera si tërmeti ku kemi treguar profesionalizëm. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Ju kemi informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku 6 raste janë analizuar kanë rezultuar negative”- tha Manastirliu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit