Nën organizimin e Muzeut Rajonal të Pljevljes, Bashkësisë Islame në Pljevlje dhe orientalistes nga Instituti Historik të Universitetit të Malit të Zi dr. Dragana Kujoviç, në Pljevlje është organizuar ekspozita “Arti i miniaturës islame – Kurani i Hussein-pashë Boljaniqit nga shekulli i XVI”, ku janë paraqitur faqet e Kuranit të Hussein-pashë Boljaniqit.
Kështu, libri i shenjtë islam Kur’ani, kopje e shekullit të 16, në pronësi të Xhamisë Husein-pashës në Pljevlje, është ekspozuar për herë të parë për publikun jashtë objektit fetarë.
Kurani i Hussei-pashë Boljaniqit, ndërtuesit të xhamisë me të njëjtin emër në Pljevlje, është një nga dorëshkrimet më të rëndësishme islame në Ballkan dhe konsiderohet si një kryevepër e kaligrafisë islame.
Xhamia e Hussein-pashës në Pljevlje është një nga objektet më të mëdha dhe më të bukura të këtij lloji në Evropë. Në xhami, ndër të tjera, gjendet një qilim, i punuar në Egjipt para shumë shekujsh.
Hussein-pashë Boljaniqi, i lindur në Boljaniq afër Pljevljes, e ka porositur punimin e Kur’anit për xhaminë e tij në vitin 1579.
Kurani ka 233 faqe, gjatësia e tij është 39 dhe gjerësia 28.5 centimetra. Fillimet e kapitnave janë punuar me shkronja të mëdha dhe të bukur të praruara me ari, ndërsa teksti është shkruar në trembëdhjetë rreshta.
Kur’ani përmban 352 miniatura, të punuara në një sfond të artë, gjashtë prej të cilave janë kryer në gjithë faqen, ndërsa në dy prej tyre gjendet teksti i shkruar në mes.
Kur’ani i ruajtur në xhaminë e Hussein-pashës, është vepër e një kaligrafi të panjohur dhe është një nga dorëshkrimet më të bukura islame të ruajtura në këto treva.
Ekspozita Kurani në Pljevlje, është shoqëruar me broshurën e cila përmes disa detajeve teknike imiton pamjen e Kuranit origjinal.
Autori i fotografive miniaturat nga Kurani i Husein-pashë Boljaniqit është Jakub Durgut, tekstin për miniaturat i ka shkruar Dr. Dragana Kujoviç, ndërsa autori i tekstit për xhaminë e Husein-pashës është drejtor i Muzeut Rajonal në Pljevlje Branko Banoviç./islamgjakova/