5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Mali i Zi i përgjigjet Trump: Jemi të vegjël për të nisur një luftë botërore

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA Donald Trump deklarojë këtë javë se ky vend i vogël ballkanik në të ardhmen mund të bëhet shkak i një konflikti të ri global.

Mali i Zi i lutet Presidentit të SHBA-së që ai të ndryshojë mendjen.

‘Nuk kemi asnjë qëllim për të filluar Luftën e Tretë Botërore, ne jemi shumë të vegjël për të bërë një gjë kaq të madhe’, tha ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, në një intervistë ekskluzive për CNN.

‘Ishte për të qeshur në fakt kur e dëgjuam një gjë të tillë, ishte si një shaka e bukur, por ne jemi një komb shumë i qetë’.

Anëtari më i ri i NATO-s u hodh në qendër të vëmendjes kur Trump e përshkroi popullin malazez si ‘shumë agresiv’ të martën, gjatë një interviste me gazetarin ‘Tucker Carlson të Fox News.

Carlson pyeti se pse SHBA duhet të mbrojnë Malin e Zi, apo Shqipërinë, siç kërkohet nga Neni 5 i traktatit të NATO-s.

Trump u përgjigj: ‘I kam bërë vetes të njëjtën pyetje, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë … Ata janë njerëz shumë agresiv dhe mundet të bëhen agresiv dhe urime, hymë në Luftën e 3-të Botërore’.

Darmanoviç i mori me sportivitet komentet e presidentit Trump dhe sugjerojë se qëllimi i tij ishte të nxirte në pah një tjetër problematik.

‘Unë mendoj se Presidenti Trump në të vërtetë nuk po fliste për Malin e Zi, ai foli për 2 përqindshin e financimit dhe kontributit në NATO, dhe Mali i Zi është marrë vetëm si një shembull-ndoshta sepse ne jemi një nga vendet më të vogla në aleancë’, tha ministri i jashtëm malazez.

Rikujtojmë se Mali i Zi është anëtari më i ri i NATO-s, një aleancë e cila u kundërshtua fort nga Rusia, vend që ka edhe marrëdhënie të ngushta me fqinjin e Malit të Zi, Serbinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit