Mali i Zi renditet i treti në botë për nga numri i armëve në pronësi të qytetarëve, tha nënkryetarja e Sindikatës së Pavarur të Policisë së Malit të Zi, Gjorgjije Vukiçeviq.
Vukiçeviq tha se rreth 68.000 qytetarë janë të armatosur ligjërisht në Mal të Zi, duke zotëruar më shumë se 100.000 armë.
Nga ana tjetër, vlerësimet janë se qytetarët kanë të paktën 40.000 apo edhe më shumë se 100.000 armë në posedim të paligjshëm”. “Ky armatim i shumtë i qytetarëve kërkon analiza serioze dhe reagim nga institucionet kompetente”, vlerësoi Vukiçeviq.
RTCG-ja raportoi të premten se sipas një sondazhi për armët e vogla, të publikuar nga Small Arms Survey në 2017, Mali i Zi renditet i gjashti në botë për sa i përket numrit të armëve të paligjshme për kokë banori.
Krimi i tmerrshëm në Cetinje të mërkurën vuri në pah edhe një herë rrezikun e përhapjes së armëve të paligjshme në Mal të Zi.
Në përgjigje të ngjarjes tragjike të ndodhur në Cetinje, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka caktuar për sot seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Të mërkurën, Aco Martinoviç qëlloi dhe vrau 12 persona, dy prej të cilëve fëmijë, dhe plagosi rëndë katër të tjerë në Cetinje. Pasi u arratis për disa orë, Martinović kreu vetëvrasje.
Tetëdhjetë plumba u gjetën në xhepat e Martinoviqit. Përveç municionit në xhepa, në karikatorin e armës iu gjetën edhe disa fishekë të tjerë.
/trt BALLKAN/