3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mali, avancojnë kryengritësit muslimanë

Më të lexuarat

Pavarësisht ndërhyrjes së Francës, Senegalit dhe Nigerisë në ndihmë të forcave qeveritare në Mali, kryengritësit vazhdojnë të avancojnë nga veriu në jug të vendit.

Parisi zyrtar njoftoi se milicët morën nën kontroll qytetin e Diabaly-t rreth 400 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bamako. Megjithatë, Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian tha se operacionet ushtarake kanë qenë të suksesshme. Ai shtoi se ekstremistët islamikë janë tërhequr në lindje të territoreve që kontrollonin, ndërsa pranoi se në territoret perëndimore, ushtria franceze po has në rezistencë të fortë të forcave rebele të mirë-armatosura.

Situata në Mali pritet të jetë në qendër të diskutimeve të Këshillit të Sigurimit pasditen e së hënës (me orën lokale) në Nju Jork. Mbledhja e KS-së është kërkuar nga Franca. Vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në shtetin afrikan, ish-koloni franceze, u mor të premten nga presidenti Hollande. Ai tha se me këto operacione synohet bllokimi i avancimit të kryengritësve drejt kryeqytetit të Malit, por edhe mbrojtja e më shumë se 6 mijë francezëve që jetojnë atje.

Të shtunën, presidenti francez u kërkoi gjithë agjencive vendase të sigurisë rritjen e gatishmërisë në nivele maksimale për të shmangur sulmet terroriste në territorin francez pas kërcënimeve të  muxhahidëve.

Në ndihmë të operacioneve ushtarake franceze është rreshtuar edhe Britania e Madhe që është treguar e gatshme të vendosë në dispozicion avionë ushtarakë transportues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit