0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Malajzia ndryshon qëndrim: Do t’i strehojmë emigrantët

Më të lexuarat

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak ka deklaruar se vendi i tij do të kryejë operacione kërkimi dhe shpëtimi për emigrantët që përpiqen të arrijnë brigjet e vendit të tij përmes varkave. 
Ai tha gjithashtu se do të shpërndajë edhe ndihma në rrugë tokësore e detare. Njoftimi i tij vjen disa javë pasi autoritetet refuzuan t’u shkonin në ndihmë varkave me emigrantë, duke i lënë ata në det të hapur.
Ministrat e Jashtëm të Malajzisë dhe Indonezisë ndodhen në Mianmar për bisedime mbi krizën e emigrantëve.
Aktualisht mendohet që rreth 7 mijë vetë të kenë mbetur në det, në kushte shumë të vështira. Ata janë kryesisht myslimanë që përpiqen t’i shpëtojnë regjimit në Mianmar, si dhe nga Bangladeshi dhe mendohet të jenë emigrantë ekonomikë.
Malajzia dhe Indonezia kanë deklaruar se përkohësisht do të strehojnë ata që hyjnë në territorin e tyre, por kërkuan ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje më afatgjatë.
Kryeministri Najib u shpreh në profilin e tij në rrjetin social Twitter se, është detyrë bazike e njeriut që t’u ofrojë ndihmë personave në vështirësi, të urritur e të sëmurë.
Ai shtoi se kërkimet dhe shpëtimet e marinës së vendit të tij janë të nevojshme për të shmangur humbjen e jetëve.
Malajzia ishte mes disa vendeve në rajon që refuzuan të ndihmonin emigrantët në ardhje duke i lënë ata në det, veprim që u cilësua nga vëzhguesit e të drejtave të njeriut si “një ndeshje fatale ping-pongu”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit