13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Siri: Sulmet amerikane mbi Frontin Nusra vazhdojnë, vriten 15 luftëtarë të grupit

Më të lexuarat

Një grup që monitoron luftën civile në Siri ka thënë se sulmet ajrore amerikane kanë vrarë së paku 15 pjesëtarë të Frontit Nusra. 
 
Sulmet sipas tyre janë kryer mbrëmë në pjesën veriperëndimore të Sirisë.
 
Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani ka thënë se sulmet e kanë goditur shtabin e grupit në një fshat, në krahinën e Alepos, afër kufirit me Turqinë. 
 
Sipas këtij grupi, shumica e të vrarëve janë nënshtetas të Turqisë. 
 
Koalicioni i udhëhequr nga amerikanët është duke kryer sulme ajrore në Siri dhe Irak prej mesit të vitit të kaluar./rel
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit