3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Malajzia ndalon pajisjet digjitale në takimet e kabinetit

Më të lexuarat

Qeveria e Malajzisë ka vendosur të ndalojë praninë e pajisjeve digjitale në takime të rëndësishme në nivel të kabinetit dhe atë shtetëror.

Drejtori i njësisë për Siguri Kombëtare të qeverisë, Sanusi Sidek tha se në kuadër të udhëzimit të dhënë nga qeveria do të ndalohet prania e pajisjeve digjitale të tilla si telefonat që kanë aftësinë e regjistrimit në takimet e nivelit të lartë shtetëror, kryesisht në takimet e kabinetit.

“Në përputhje me ligjin për sekretet shtetërore, ishte e nevojshme të vendosej kjo praktikë për të parandaluar rrjedhjen e informacioneve nga bisedimet e nivelit të lartë”, tha Sidek.

Ai thekson se ndalimi i pajisjeve digjitale nuk do të kufizohet vetëm me telefonat e mençur por edhe tek kamerat, tabletat dhe stilolapsat e mençur.

Ndalimi i pajisjeve digjitale në takimet shtetërore erdhi në axhendën e Parlamentit malajzian së fundmi në prill. Kjo ndalesë për pajisjet dixhitale do të vihet në zbatim që në takimin e radhës të Këshillit të Ministrave./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit